Punohej për Rezervuarin e Qafë-Shelgut. Ngjarja e rëndë tronditi Skraparin e vitit 1973

  • Share

Shkojmë vite pas, në një ndër ngjarjet më të rënda të regjistruara në vitet 70-të në Skrapar. Shumë vepra të mëdha kishin filluar të projektoheshin e zbatoheshin gjatë atyre viteve në Skrapar. Një ndër veprat më të mëdha ujitëse që do t’u shërbente vaditjes së tokave së fshatrave Zabërzan, Blezënckë, Prishtë, Çepan etj, ishte Rezervuari i Qafë-Shelgut. Punimet për ndërtimin e tij gjatë vitit 1973 po ecnin me ritme të shpejta.

Në maj 1973, këto punime po shkonin drejt fazës përmbyllëse por përpara se të quhej e kompletuar kjo vepër nevojitej hapi final, ai i çuarjes së tubacioneve të çelikta dhe sifoni që do të kishte ky rezervuar, që vepra të quhej e përfunduar.

Por në 21 maj 1973, ndërsa kamioni po transportonte materialet, duke kaluar në urën që ndodhej mbi Kanionin e Osumit, në zonën e Lapanit (një fshat i Skraparit) ndodh ngjarja më e rëndë për Skraparin e viteve 70-të. Ndërsa kamioni i ngarkuar me materiale po kalonte urën, pjesa që mbështetej ura, u shkëput, duke rrëzuar së bashku edhe me kamionin. Në kamion, udhëtonin 4 shtetas të moshave nga 18 deri në 45 vjeç, që punonin për ndërtimin e rezervuarit të Qafë-Shelgut. Fatkeqësisht, të 4-të të mbetur pa jetë nga ky aksident tragjik. Emrat e tyre do të ishin:

  • Kapllan Dyrmishi – Drejtor i Ndërmarrjes së Bonifikimit Skrapar
  • Bexhet Hasanaj – Shef llogarie i Ndërmarrjes së Bonifikimit Skrapar
  • Bashkimi Pelivani dhe Xhelal Jahja – (respektivisht) Punëtori i Ndërmarrjes dhe Shoferi i mjetit

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë Skraparin, ndërsa të shumta ishin telegramet me mesazhet e ngushëllimit kur Skrapari nën nderimet e rastit, përcolli në banesën e fundit 4 dëshmorët.

  • Share