Izet Dyrmishi – Njeriu që la gjurmë “skraparase” në shumë qytete të Shqipërisë. Tronditja që erdhi nga çështja “Kruma”.

  • Share

Koprëncka, i ka falur shumë krenarisë së gjithë Skraparit dhe emri i tij mbetet një emër i denjë i përfaqësimit të Skraparit ndër vite. Izet Dyrmishi lindi në 20 maj 1924 në fshatin Koprënckë të Skraparit. Në kohën kur vështirësitë për tu arsimuar ishin të mëdha, prindërit e tij Veiz dhe Alije Koprëncka ishin shtysa kryesore për arsimimin e tij, përtej vështirësive të familjes së madhe që ishin me 7 fëmijë. Arsimin fillor e kreu në Malind, Skrapar me rezultate të mira.

Unē sytë i kam hapur në Koprënckë, ku kam lindur, por sytë e mëndjes i hapa nē Malind, të cilin e mbaj si vendlindjen time tē dytë. Meqënëse s’kishte shkollë te ne, mua më mori në Malind daja i kushëririt tim të parë, Qani Veiz Spahiu“. – ka shkruar ai në librat rreth kujtimeve.

Izet Dyrmishi

Në maj 1946, në moshën 22 vjeçare do të zgjidhej Sekretar i Rinisë e më pas do të punonte në nënprefekturë. Në 30 qershor 1947 do të ngarkohej me detyrën Sekretar i Parë i Skraparit ( një ndër funksionet më të larta drejtuese së kohës së dikurshme). Në 1948, në moshën 24 vjeçare krijon familjen e tij, e nga martesa me Myneveren lindën 2 fëmijë, Triumf dhe Agim Koprëncka.

Izet Dyrmishi

Ndonse në moshë të re, vitet që pasojnë do të t’a gjejnë atë mes përgjegjësive të mëdha të drejtimit, ku dalloi për një intelekt të lartë e të spikatur.

(Shtator 1953 – Nëntor 1959) – Sekretar i Parë Berat.
(Dhjetor 1959 – Gusht 1967) – Sekretar i Parë Tropojës.
(Shtator 1967 – Nëntor 1968) – Instruktor K.Q. Tiranë.
(Dhjetor 1968 – Mars 1975) – Sekretar i Parë Kukës

Fran L. Prebibaj, Qazim Hoxha, Izet Dyrmishi, Ali Demushi, Januz Baliaj dhe Sokol Meshi ne vitin 1965

por diçka ndodh në marsin e vitit 1975. Ndodh ajo që u quajt ndryshe “Çështja Kruma

*Ndërmarrja Bujqësore e Krumës, në raportin (bilancin vjetor) të vitit 1973, kishte raportuar 5.025 kv misër më tepër, sesa rezultoi në fakt prodhimi i atij viti.

*Në Ndërmarrjen Tregtare të Shitblerjes ishte vërtetuar një vjedhje me thyerje në një dyqan kinkalerie, në qytetin e vjetër të Kukësit

*Në një tunel ushtarak, përtej Uzinës së Bakrit, dikush që nuk doli kurrë, kishte vendosur një sasi të madhe tritoli.

Dega e Punëve të Brendshme në shkurt-mars ’74 kishte raportuar se në Krumë ishte groposur 1500 kv misër, ndërsa ai që ishte magazinuar po kalbej. Ndërsa në maj të po këtij viti raportoi se misri po shpërdorohej. Pas këtyre informatave Komiteti Ekzekutiv urdhëroi seksionin e bujqësisë së rrethit të verifikonte çështjen. Pas kësaj doli diferenca prej 5025 kv misër më pak nga sa ishte raportuar në vitin 1973.

1974

Të gjitha këto u mblodhën dhe u lëshuan në fjalimin e krerëve të lartë të Partisë së Punës. Këto ngjarje u cilësuan si “veprimtari armiqësore”. Ndërsa çështja e Ndërmarrjes Bujqësore të Krumës u cilësua “sabotim me përmasa të mëdha”.

Në javën e fundit e muajit mars 1975 në Fier mbahet një mbledhje me sekretarët e parë të rretheve. Mbledhja drejtohej nga Hysni Kapo. Duke folur për vlerësimin e situatës Hysni Kapo thotë: “Ashtu si Piro Gusho (sekretar i parë) në Fier, që i fërkon kokën Lipe Nashit, ashtu edhe Izet Dyrmishi në Kukës, i fërkon kokën Hajdar Kastratit (drejtor i NB-së Krumë)”.

Në një libër kujtimesh Izet Dyrmishi thotë se kjo shprehje u lëshua si bombë, ndërsa të pranishmit filluan të kthenin kokën nga ai. Të nesërmen Izeti shkon në zyrën e Hysni Kapos dhe i shotë se “gjërat nuk janë ashtu”. Por Hysni Kapo i kundërpërgjigjet se do të merrnin masa të ashpra karshi tij. “Dola i shqetësuar nga zyra. Por shqetësimi im u bë më i madh, kur Piro Gusho, pas dy-tri ditësh vrau veten, sepse u cilësua “armik i partisë”. Në këto rrethana shkarkohet më 31 mars ’75 nga detyra e sekretarit të Parë, ndërsa më 2 maj të po këtij viti, Byroja Politike vendosi të emërohej drejtori i Ndërmarrjes Bujqësore të Krumës.

Dëshmia e Izet Dyrmishit

Pas fjalimit u ushtrua kontroll shtetëror. Të gjitha ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore u revizionuan nga Kontrolli i Shtetit dhe dikasteret përkatëse, për një periudhë 15-vjeçare. Tronditje e vërtetë u shkaktua në mënyrë të veçantë te kuadrot. Shumë prej tyre u pushuan nga puna, u lëvizën nëpër detyra të tjera, apo u çuan në gjyq. Por gjyqet shkuan edhe më tej. Shefi i llogarisë së Ndërmarrjes Tregtare, Haki Hoxha, megjithëse nuk pranoi se kishte vjedhur, për faktin se shitëse në dyqanin e vjedhur me thyerje ishte nusja e djalit të tij, dhe ky shef llogarie, u dënua me vdekje dhe u pushkatua drejtori i Ndërmarrjes Bujqësore Krumë, Hajdar Kastrati u dënua për sabotim, me vdekje dhe në gusht 1975 u pushkatua. Bashkë me të u dënuan me burgime të gjata për sabotim: kryeagronomi, shefi i planit dhe shefi i llogarisë së ndërmarrjes. Një llogaritar u dënua me vdekje, për vjedhje. Ai në të vërtetë, u kishte vjedhur paratë ish-kooperativistëve, kur bëri shpërndarjen e tyre për pasurinë e përfshirë nga Ndërmarrja Bujqësore e Krumës”, shkruan në kujtimet e tij Izet Dyrmishi.

Pas Krumës ai punoi në Lezhë, si drejtues i fabrikës së letrës e më pas punoi në Universitetin e Tiranës deri sa doli në pension.

Izet Dyrmishi u nda nga jeta në vitin 2005. Ai është autori i disa librave si: “Kjo rrugë pa fund”, “Skrapari në LANÇ dhe në progresin shoqëror”. “Në rrjedhën e jetës sime”, “Historiku i Koprenckës “etj. Qarku i Beratit i ka dhënë titullin e merituar: “Nderi i Qarkut

  • Share