Staraveckë 1944. Avioni britanik bie në Skrapar. Nga 7 ushtarakët, vetëm 1, mbijetoi.

  • Share

Në 1 shkurt 1944, një avion britanik i tipit Halifax BB444, u rrëzua në Skrapar. Avioni, që i përkiste Royal Air Force (Forcës Ajrore Mbretërore), po fluturonte në Shqipëri për të ndihmuar dhe mbështetur çlirimtarët shqiptarë të cilët, ashtu si britanikët po luftonin kundër gjermanëve.

Modeli i Avionit të llojit Halifax

Halifax BB444, ishte një lloj avioni bombardues me 4 motorë. Gjatë përpjekjes për të zbarkuar me parashutë të pjesëtarëve të tij si edhe për të dorëzuar disa furnizime ushtarake pranë fshatit Staraveckë, në Skrapar, avioni pësoi një avari në motor duke u përplasur në një largësi afro 3 kilometra më larg. Ai ra në flakë dhe u dogj tërësisht.

Ronald Stanley dhe pjesëtarët e tjerë Krediti wsimg.com

Në avion ndodheshin 7 pjesëtarë së skuadriljes 624 RAF. Në këtë shkrim, corovodaonline publikon emrat e britanikëve që humbën jetën nga rrëzimi i këtij avioni.

  1. Rreshteri, George Gardner, me detyrë gjuajtës arme, 19 vjeç.
  2. Rreshteri, Francis Cecil Rudolph Burlefinger, me detyrë ndërlidhës, 19 vjeç.
  3. Rreshteri, James Leo Devine, me detyrë inxhinier fluturimi, 22 vjeç.
  4. Rreshter fluturimi, Denis Hilton Potter, me detyrë bombardues, 21 vjeç.
  5. Rreshter fluturimi, Edward Drake Steele Tennant, me detyrë pilot, 31 vjeç.
  6. Oficer fluturimi, Ronald Edwin Stanley, me detyrën pilot, 21 vjeç.
Varrezat Memoriale në Tiranë, të Britanikëve të rënë në Shqipëri gjatë viteve 1939 – 1945 Kredit Wikimedia

Trupat e tyre sot prehen në parkun e Tiranës, tek liqeni pranë Varrezave Memoriale. Nga aksidenti ajëror i 1 shkurtit 1944, mbijetoi vetëm rreshteri Baker, që kishte detyrën gjuajtës nga pjesa e pasme e avionit. Baker pësoi vetëm lëndime minimale dhe pak kohë më vonë nga ngjarja u trasportua nga Shqipëria për në Brindizi, Itali.

Deri shumë vite më vonë, vendasit në Skrapar tregonin se pjesët e avionit të rënë ruheshin ende prej tyre.

  • Share