Konsideroheshin të humbur pas rënies së avionit. Udhëtimi në Skrapar i amerikanëve në 1943. Ditari i udhëtimeve në Bargullas, Vërzhezhë, Tërrovë, Lavdar, Krushovë

  • Share

Një histori e rrallë, do të vij në mënyrë të përmbledhur në këtë postim të Corovodaonline. Zbresim në kohë në nëntorin e vitit 1943. Do të njihemi fillimisht me një hyrje për të kuptuar paraprakisht situatën dhe më pas do të ndalemi vetëm në shtegtimin e tyre nëpër Skrapar. Materiali do të shoqërohet edhe me imazhe dhe dokumente të kohës.

Në 8 nëntor 1943, një aeroplan transportues amerikan u rrëzua në një vend të panjohur në Shqipëri. Avioni ishte nisur nga Catania, Sicili në drejtim të Barit në Itali. Më herët, udhëtimi ishte shtyrë prej 2 herësh të mëparshme për shkak të motit. Qëllimi i fluturimit ishte të merreshin të plagosurit në luftë nga Bari për t’i çuar në Catania për shërim. Por në tentativën e 3-të, në orën 08:15 të datës 8 nëntor 1943, avioni u ngrit nga Catania dhe fluturimi u lejua edhe pse moti ishte i keq. Një stuhi e fortë mesdhetare devijoi fluturimin duke sjellë si pasojë rrëzimin e avionit që mbante në bord mbi 26 pjesëtarë infermierë dhe ushtarakë amerikanë. Pas dy orësh, avioni i rrëzuar bie në afërsi të Beratit. Ky është momenti i parë i një udhëtimi aspak të zakontë, që do të zgjaste 60 ditë ecje në këmbë për gati 1.300 kilometra nëpër Shqipëri.

Mbi këtë ngjarje, në Amerikë mediat pasqyruan fillimisht lajmin se avioni ishte zhdukur dhe se nuk dihej se ku ishte rrëzuar. Situata në Amerikë bëhej më e vështirë pasi mes pjesëtarëve të bordit ishin 13 infermiere amerikane të Kryqit të Kuq. Mes artikujve të shumtë të publikuar thuhej edhe se Presidenti Amerikan, Ruzvelt monitoronte ditë për ditë situatën, kjo edhe për faktin se ditëve më vonë u mësua se avioni kishte rënë në Shqipëri, por rreziku ishte më i madh ishin rivalët kryesorë të amerikanëve, nazifashistët gjermanë e kishin okupuar Shqipërinë, çka mund të rrezikonte edhe më tej jetët e tyre.

Shkrimet në shtypin amerikan. ©Fatjon Kaloci / Corovodaonline

Por kthehemi në Shqipëri me shkrimin tonë, në zonat rreth Beratit, avioni i rrëzuar ishte parë nga shumë njerëz. Një prej infermiereve amerikane, në kujtimet e saj thotë se befas u rrethuan nga shumë burra shtatëshkurtër, që mbanin shqiponjë dhe flamurin e kuq dhe kishin pushkë dhe breza me fishekë. “Ne nuk e dinim se ku kishim rënë. Dikush nga grupi pyeste drejt tyre: Italiani? Ata pyesnin të habitur drejt nesh dhe na thoshin: Rusia? Ne nuk po e kuptonim, shkruan ajo në kujtime sesi për 2 orë kishim vajtur në Rusi dhe shikonim njëri tjetrin, derisa kjo pas pak u kuptua prej nesh“. Në kujtimet e saj përmenden disa emra banorësh si Kostika Stefa dhe Hasani të cilët ua sqaruan se ndodheshin ne Shqipëri dhe se partizanët do ti ndihmonin. Një karvan me mushka nga vendi i ngjarjes do ti trasportonte ata për 30 minuta, nën shoqërinë e partizanëve shqiptarë drejt Beratit. Infermierja tregon më pas se grupi u shpërnda për të fjetur nëpër shtëpi të ndryshme beratase… Ditëve që pasuan kuptojmë se një pjesë e amerikanëve ishte larguar nga Berati ndërsa grupi tjetër u largua nga Berati të dielën e datës 14 nëntor 1943. Le të shohim disa informacione sipas shkrimeve në ditar.

17 Nëntor 1943, E mërkurë ora 17:00 – Mbërritja në Bargullas.

Skrapar 1943 ©Fatjon Kaloci / Corovodaonline

“Ishte e mërkurë dhe ne kishim që nga dita e dielë, që kur ishim në Berat pa ushqim. Në orën 17:00 mbërritën në Bargullas një fshat me 7 shtëpi rreth një sheshi të vogël. Po errësohej dhe po bëhej shumë ftohtë, Jens shpresonte që fshatarët ti çonin pranë një zjarri të ngrohtë dhe mbase t’u jepnin ndonjë filxhan çaji të nxehtë. Nga kurioziteti një turmë u mblodh rreth nesh, na shikonin dhe ne i përshëndesnim. Johnny nisi të bisedoj me më të moshuarin e fshatit për rreth 30 minuta pastaj i’u drejtua grupit duke i thëne direkt Trasherit: “Amerikanë të tjerë, dy natë!” Të përndarë e të humbur grupi filloi t’a bombardonte atë me pyetje. “A je i sigurtë?” “Kanë qënë 2 netë më parë apo kanë qëndruar këtu për dy netë? “Sa veta ishin?” Johnny foli përsëri me të moshuarin, dhe ai i tha… “Po amerikanë të tjerë”… Grupi qeshi me lehtësim. I moshuari u bëri të ditur se ishin te paktën 10 amerikanë ose mbase më shumë dhe u tregoi me gisht, drejtimin nga u nisën… Grupi vendosi që të nisej menjëherë në fakt, gjatë gjthë natës nëse do ishte e mundur për t’i arritur ata. Por i moshuari u tha se jo vetëm do ju duhet të ecni gjatë gjithë natës për të arritur në fshatin tjetër por edhe se duhej të bënin kujdes nga ujqërit gjatë shtegut.”

Shkrime në shtypin amerikan ©Fatjon Kaloci / Corovodaonline

20 Nëntor 1943, E shtunë ora 01:10 – Në rrugëtim drejt Vërzhezhës.

Jens, u zgjua shpejt dhe ishte e lumtur që do shkonte drejt burimit për të larë sytë dhe dhëmbët. Ishte si një lluks pas shume javësh shtegëtim me asnjë facilitet për higjienën personale. Kur ajo u kthye grupi po i thoshte “Mirupafshim Johnyt” dhe po e falënderonin për ndihmën e tij. Ai do të ndiqte nje shteg tjetër nga ai i tyre. Jens u ndje keq qe pa Johnny te ikte. Ajo besonte se ai me zgjuarsinë e tij, donte ti ndihmonte ata dhe se nuk kishte asnjë axhende sekrete. Në orën 10:00 morrëm pajimet dhe u nisën pas Stefas. Sa herë që shkëmbeheshin me njerëz të tjerë në udhë, Stefa bisedonte gjatë me ta. Grupi gjithmonë thoshte se ai informonte njerëzit që takonte, qe kishte këtë detyrë të ngarkuar, të mbronte amerikanet. Mes njerëzve shpesh dëgjoshin përshpërimat, ndonjëherë n’a përmendnin “Amerikano” Pavarësisht se çfarë ai u thoshte atyre, ai u merrte informacion apo ça thuhej për lëvizjet e Gjermanëve dhe Ballistëve. Por sa i vërtet apo sa i rremë ishte ai informacion?, për këtë si Stefa edhe ne kishim vetëm nje mënyrë për t’a kuptuar të vërtetën. Ne, ndiheshim me të qetë se kishim dikë që u bënte te tjerëve pyetje dhe me pas na tregonte informacionin që i kishin thënë… “Stefa kishte të drejtë për këtë vend” – tha sergjenti Allen – Jam gati të vë bast se vetëm Zoti e di se ku ndodhet ky vend. Edhe gjermanëve ti detyroje për të ardhur këtu, nuk do vinin. Në fakt, s’ma do mëndja se ndonjë prej tyre do e bënte dot këtë malore.” Ishte gati errësirë kur mbërritëm në Vërzhezhë. Qëntë po lehin…”

Lajmi i shpëtimit të 13 infermierëve amerikane dhe 17 ushtarëve në shtypin amerikan ©Fatjon Kaloci / Corovodaonline

22 Nëntor 1943, E hënë ora 10:15 – Përbri Tomorrit, drejt Tërrovës.

Paraditja nis me ngjitjen drejt Tërrovës. Midis nesh dhe fshatit shtrihej Mali i Tomorrit, një ndër majat më të larta në Shqipëri me një ftohtë të hidhur në një ecje aspakt komforte. Në fillim të shtegut sikur zbrisje pak në anën e malit. Një shi i vazhdueshëm dhe i lehtë bënte që toka të dukej kafe dhe gri, na shkoi mendja direkt tek këpucët e Jens. Me ngjitjen temperatura ulej, shirat zbeheshin e niste dëbora që na e bënte edhe më mizerabël situatën ku ndodheshim. Bora po binte aq itesive sa nuk merrje dot frymë dhe nuk shihje dot pjesëtarët e tjerë të grupit. Marku dhe Frani po ecnin në krah të Jens.

29 Nëntor 1943, E hënë ora 01:00 – Lavdar

Ndërsa sergjenti Allen u pozicionua pas Jens, filloi të bërtiste: “I shikoni ato ndërtesa atje? I Shikoni?” Jens ktheu kokën dhe pa një pikë në distancë: “I shoh!” tha ajo – Ç’a janë ato?“Ai është Lavdar” bërtiti ai. “Lavdar?” dha Jens me habi. Por sot nuk është 1 Dhjetori, si mund të jemi në Lavdar?” “Për herë të parë, jemi në avancë me planin” – tha Allen. Jens vështroi fshatin e largët dhe shpresonte se oficeri britanik me emrin Smith po i priste ata me informacionin e duhur për planin e evakuimit të tyre…. Kur iu afruam fshatit, Lavdari kishte tetë ose 10 shtëpi… Në pak sekonda jens pa një uniformë britanike, oficeri ishte një djalë i ri bjond me një peshë mesatare. “Është Smith!” mendoi Jens. Dhe, ai ishte në fakt.

8 Dhjetor 1943

Ne u larguam nga Krushova rreth orës 08:00 për tu nisur drejt Voskopojës.

Foto e bërë në Itali 1944 pas operacionit të shpëtimit të mundësuar nga Britanikët në Shqipëri ©Fatjon Kaloci / Corovodaonline
  • Share