Në korrik 2019, në Shqipëri, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi një konsultim publik. Konsultimi në thelb kryhej për miratimin e Strategjisë Minerare në Shqipëri për vitet 2019 deri në 2021. Së bashku me njoftimin, Ministria publikoi edhe disa anekse, ku në një prej tyre, në ankesin numër 1, u publikuan të dhëna për vendburimet minerare. Ne do të ndalim në atë se çfarë thuhet për zonat që shtrihen në Skrapar.
Sipas, tabelës së publikuar nga kjo ministri, midis zonave burimore të quajtura “Mëndrake” dhe “Lumi i Tomorricës”, në një sipërfaqe prej 72 kilometra2, ka të dhëna për vendburim të mineraleve Ar dhe Litum. Janë gjithësej 4 pika ku përshkruhet veprimtaria minerare “kërkim-zbulim” e mineraleve ar dhe litum siç shkruhet në dokumentin e publikuar. Por cilat janë këto koordinata?
Vendi | Koordinata “Y” (Lindje) | Koordinata “X” (Veri) |
Pika Nr.1 | 4421000 | 4516000 |
Pika Nr.2 | 4432997 | 4516000 |
Pika Nr.3 | 4433000 | 4522000 |
Pika Nr.4 | 4421000 | 4522000 |
Po sipas këtij dokumenti, në Mollas, Skrapar ka vendburime për minerale ranorë silicorë. Në pasurinë 259/3 në gati 8 pika, jepen koordinata edhe për këtë mineral që gjendet në një sipërfaqe prej 2 kilometër2. Sjellim me Corovodaonline informacionet më pikante, i plotë më poshtë dokumenti në fjalë.