Filatelia që udhëton me Skraparin e viteve

  • Share

Pullat postare shqiptare ndër vite kanë shoqëruar letrat, telegramet apo kartolinat si një rrugë ndryshe e komunikimit. Por cilat janë disa ndër pullat postare që kanë një të përbashkët, Skraparin.

Fuat Çela

Pulla kushtuar Fuat Çelës, u emetua në 10 shkurt 1969. Një prodhim me ngjyra që u hodh në qarkullim me një sasi prej 30 mijë kopjesh. Pulla ishte e barabartë me vlerën e 1.30 lek

Beteja e Tendes së Qypit

Beteja e Tendës së Qypit është një krijim i autorit Fatmir Haxhiu. Ajo u emetua në 11 Gusht 1973 dhe ishte e barazvlefshme me vlerën 2.05 lek. Një pikturë e ardhur në pullë me ngjyra me përmasa 98 me 62 milimetra.

Ylli Zaimi

Pulla u emetua në 28 shkurt 1977 dhe doli në qarkullim me një sasi prej 13.000 kopjesh. Emetimi i saj vinte nga katalogu i heronjve të punës së asaj kohe. Pulla kishte barazvlerën 1.00 lek dhe ishte një prodhim me ngjyra.

Estref Caka

Nga cikli i Luftëtarëve të Lirisë, në 5 Maj 1985 u emetua kjo pullë postare. Ajo u printua në një sasi prej 11.000 kopjesh. Në imazhin e pullës shfaqeshin portrete të Ajet Xhindoli, Mustafa Kaçaçi dhe Estref Caka. Një prodhim me ngjyra dhe vlera e barazvlefshme e kësaj pulle postare shkonte në 40 qindarka.

Veshje me Kostum Popullor e Gruas nga Skrapari

Në 4 dhjetor 2004 emetohet pulla postare që shfaqte një grua me veshje popullore nga Skrapari. Vlera e barazvlefshme në lek e kësaj pulle me ngjyra ishte 30 lekë.

Ramiz Aranitasi

Nga cikli Luftëtarët e Lirisë në 5 maj 1986 emetohet pulla me ngjyra që në brendi kishte edhe portretin e Heroit Ramiz Aranitasi. Pulla u printua në sasinë 8.500 kopje. Në imazh shfaqen Ramiz Aranitasi, Inajete Dumi, Laze N.Ferraj. Pulla ishte e barazvlefshme me vlerën 25 qindarka.

Kanionet e Osumit

Me një sasi prej 5.800 kopjesh të hedhura në qarkullim, pulla postare me emrin Kanionet e Osumit u emetua në 25 Gusht 2008. Ajo është një prodhim me ngjyra dhe vlera e barazvlefshme e saj ishte 60 lekë.

Burri nga Skrapari

Në 4 dhjetor 2004, emetohet pulla postare që shfaqet veshjen e një burri nga Skrapari. Pulla kishte vlerën e 30 lekëve dhe vinte si një pullë postare me ngjyra.

  • Share