Përfundon sezoni i Kategorisë së Tretë së futbollit. Skrapari, i pashpresë renditet i 5-ti

  • Share

Një skuadër, e cila u krijua vetëm një vit më parë, AF Elbasani, u shpall kampione e kategorisë së tretë të futbollit. Ndjeshja e luajtur dje, 6 maj 2022 midis AF Elbasani dhe KF Delvinë përfundoi me rezultatin 5-1.

Në krahun tjetër, ekipi i futbollit të Skraparit me historik shumëvjeçar, i themeluar që në 1959 solli një tjetër zhgënjim për tifozat, duke u renditur i 5-ti në renditjen e kategorisë që ka vetëm 8 skuadra.

Ekipi që u shpall kampion AF Elbasani, në përballjen e datës 22 prill 2022 me Skraparin e “rrahu” lehtësisht ekipin tonë vendas me rezultatin e thellë 8 – 1.

Në përfundim të kësaj kategorie AF Elbasani dhe Valbona kalojnë direkt në Kategori të dytë, ndërsa shanse pritet të ketë edhe KF Delvina e renditur e treta.

Mungesa e politikave të duhura dhe mos dhënia prioritet aktivitetit të vetëm së sportit masiv në Skrapar, së fundmi kanë zbehur peshën e dikurshme të pak viteve më parë që ky sport ka patur. Mos mbështetja e futbollit vendas dhe mungesa e politikave sportive reflektuan rënien në kategori të tretë një vit më parë.

Përtej përpjekjeve të pjesëtarëve të ekipit, pagesat ndaj sportistëve mbeten në kufijtë e qesharakes dhe çdo i ri që mund të investoj talentin e tij, nuk arrin të qëndroj në ekip pas përfundimit të gjimnazit pasi askush nuk po mendon për sportin si duhet të jetë në të ardhmen.

  • Share