Skrapar – Zgjedhjet e Demokratëve. Hajredin Bakiasi fiton si Kryetar i PD Skrapar

  • Share

Dy kandidatë ishin në garë, në votimet e mbajtura sot mes anëtarëve të Partisë Demokratike në Skrapar. Proçesi i votimit u mbyll në orën 18:00 së të shtunës 16 Prill 2022. Sipas corovodaonline, jozyrtarisht Partia Demokratike në Skrapar ka 232 anëtarë. Anëtarët ishin ftuar sot të votonin për të zgjedhur sipas parimit “një anëtar, një votë”, mes dy kandidaturave.

Hajredin Bakiasi dhe Besnik Osmeni ishin dy emrat në fletën e votimit ku demokratët e Skraparit ftoheshin të votonin. Ndonse ende nuk janë mësuar shifrat e pjesëmarrjes në votime, pak pas orës 19:00, nga numërimi i votave rezultoi fitues kandidati Hajredin Bakiasi i cili do të jetë edhe Kryetari i Ri i Partisë Demokratike Skrapar.

Sipas raportimeve të para në media, ai fitoi me 69% të votave ndaj kandidaturës tjetër. Procesi zgjedhor i sotëm nuk përfshiu vetëm demokratët e Skraparit por u mbajt edhe në disa qytete të tjera në Shqipëri ku po zgjidhen drejtuesit e Partisë Demokratike.

  • Share