Numri i Zyrave të Gjendjes Civile në Skrapar do të ulet ndjeshëm nga muaji i ardhshëm. Nga 6 zyra të gjendjes civile që ka Skrapari aktualisht, sipas burimeve të sigurta të corovodaonline, do të ketë vetë 1 sportel të Gjendjes Civile për gjithë Skraparin.
Një projektvendim i cili është duke u shqyrtuar do të reduktoj numrin e Zyrave të Gjendjes Civile të quajtura ndryshe ZGJC, në 150 në total në gjithë Shqipërinë, nga mbi 350 që ka qënë më parë.
Sipas projektit, punonjësit e gjendjes civile do të ofrojnë vetëm shërbime online dhe jo për qytetarët fizikisht. Ndërsa si Zyrë fizike ku do të paraqiten qytetarët pritet të jetë vetëm 1 e konceptuar kjo si sportel. Ende është e paqartë nëse gjëndja civile e rrethit, pranë nënprefekturës Skrapar do të vazhdoj normalisht punën por detajet pritet të zbardhen ditëve në vijim.
Sipas corovodaonline, ndryshimet e pritshme për të gjitha bashkitë e qarkut tonë për zyrat e gjendjes civile do të jenë:
Bashkia ZGJC Aktualisht ZGJC pas 1 Majit 2022 ZGJC Prefektura Berat 7 4 1 Dimal 4 1 0 Kuçovë 4 1 0 Poliçan 3 1 0 Skrapar 6 1 0
Ndonse ende nuk është e vendosur se ku do të jetë e lokalizuar Zyra e vetme që do të ketë Skrapari për Sportel të Gjëndjes Civile, sipas të gjitha gjasave kjo zyrë do të veproj si një e vetme për gjithë Skraparin dhe besohet se do të vendoset në Çorovodë.