Në Fondin e Portës së Lartë, në arkivin osman të Stambollit një dokumentacion i tipit regjistër mbante titullin “Çështjet në Gegëri”. Por ndryshe nga titulli, në brendësi në fakt, gjendeshin të dhëna për Toskërinë. Regjistri me 99 fletë në brendësi mban disa akte ku flitet për nahijen e Skraparit dhe nahijen e Tomorricës. Konkretisht 72 akte i përkasin Skraparit dhe ndodhen në fletët nga 43 deri në 50-të, ndërsa Tomorrica ka 27 akte të gjendura brenda fletëve nga 50 deri në 54-të.
I gjithë regjistri jep një statistikë të konflikteve apo të atyre që ne sot i quajmë vepra penale por referuar vitit 1845-1846.
Gjatë këtij viti, në nahijen e Skraparit rezultojnë të kryera, 52 vrasje, 5 plagosje, 11 grabitje dhe 1 zjarrëvënie. Ndërsa në nahijen e Tomorricës 2 ngjarja kanë ndodhur për shkak të dokumenteve zyrtare, 19 kanë qënë vrasjet e ndodhura, 4 plagosje dhe 1 grabitje.
Numër rendor Fshati Raste 1 Backë 2 2 Belzënçka (Blezënckë) 1 3 Dobrushë 1 4 Gjergjovë 1 5 Kallanas (Kalanjas) 1 6 Kapinovë 1 7 Kopricka (Koprënckë) 1 8 Leshna (Leshnje) 1 9 Mollas 2 10 Munushtir 2 11 Muzhakë 1 12 Osojë 2 13 Paraspor 1 14 Polenë 1 15 Potom 1 16 Rahovicë (Rehovicë) 2 17 Sevran 2 18 (i paverifikueshëm) 2 19 Spatharë 4 20 Staravecka 1 21 Therepel 2 22 Vëndresha 2 23 Vokopola 2 24 Vreshta 1 25 Zabërzan 1 26 Zgorvbonja (Zgërbonja) 1 TOTAL 38
Tabela e mësipërme liston numrin e rasteve të vrasjeve brenda së njëjtit fshat në fshatrat e nahijes së Skraparit. Siç mund të shihet në tabelë, numri më i madh i rasteve të vrasjeve të vitit 1845-1846 është në Spatharë me 4 raste gjithësej.
Ndërsa në tabelën vijuese, jepet një informacion pak më i ndryshëm. Ai liston rastet e vrasjeve të ndodhura në 1845 – 1846 kur vrasësi apo i vrari janë nga fshatra të ndryshëm në nahijen e Skraparin.
Vrasësi Viktima Raste Çerenishta Kalasa 1 Çerenishta Koprencka 1 Grat Vokopola 1 Lubona Osoja 1 I paverifikueshëm Çepan 1 Plashnik Blezëncka 1 I paverifikueshëm Skrapar 1 Spathar Vëndresha 1 Visocka I paverifikueshëm 1 I paverifikueshëm Paraspor 1 Vlusha Backa 1 I paverifikueshëm Gjergjova 1 Zhezha Sevran 1 Zhezha Veleshnja 1 TOTAL 14
Ndërsa të dhënat e mësipërme i referoheshin të dhënave të vrasjeve të ndodhura gjatë 1845 – 1846 në nahijen e Skraparit, për të njëjtën periudhë kohore, më poshtë corovodaonline publikon edhe të dhënat për nahijen e Tomorricës. Lexuesi duhet të kuptoj se disa emërtime të fshatrave së asaj kohe mund të mos i përkojnë asaj që ne njohim sot si fshatra të Skraparit të sotëm apo të Tomorricës së sotme.
Numër Rendor Fshati Raste 1 Peca 1 2 Dardha 1 3 Ermenj 1 4 Kopricka 1 5 Meleshova 1 6 Shëmbërdhenj 2 7 Vërzhezhda 1 8 Vidhan 1 9 I paverifikueshëm 1 TOTAL 10
Tabela e mësipërme jep statistikën vjetore të rasteve të vrasjeve në fshatrat e Tomorricës, kur vrasja ka ndodhur brenda së njëjtit fshat gjatë vitit 1845 – 1846. Në çdo tabelë, emërtimi i paverifikueshëm i referohet shkrimit të pamundur për tu lexuar.
Vrasësi Viktima Raste Ermenj Shëmbërdhenj 1 Gjergjova Gramsh 1 Kërpica Staravecka 1 Leshnja Tomorrica 1 Koxhan Qafa 1 Qafa Staravecka 1 Shëmbërdhenj Kërpica 1 (Hapësirë Boshe) Shëmbërdhenj 2 TOTAL 9