Dokumenti i 1952/ CIA – Vargje dritash shfaqen gjatë natës në Tomorr

  • Share
Dokumenti 1952

Një dokument i klasifikuar si Konfidencial nga Central Intelligence Agency (Cia) shkruan për një dukuri aspak të veçantë në Malin e Tomorrit. Dokumenti i publikuar nga Corovodaonline, mban datën 10 janar 1952.

Zona në kufi me Tomorrin, Lu… (e palexueshme) Kapinovë është një zonë e kufizuar që rrethohet me gardh elektrik. Gjatë natës, një varg dysh, me drita shkëlqyese, mund të shikohet rreth kësaj zone, që shtrihen deri në pjesën perëndimore të majës së Tomorrit.

Dokumenti 1952

Më tej në pjesën e dukshme të tekstit shkruhet edhe mbi arsyet e shfaqjes së këtij vargu dritash: “Kjo zonë e kufizuar përflitet se përdoret për lëshim raketash, zonë magazinimi karburanti apo depo armatimi.

Dokumenti u deklasifikua në 6 Mars 2001 nga vetë agjencia.

  • Share