I paharruari dr. Ali Islamllari

  • Share
Foto e vitit 1974

Një ndër mjekët më të zëshëm të Skraparit por jo vetëm. Kontributet e tij në punimet shkencore në Shqipëri ishin pika referimi për shumë mjekë në vendin tonë.

Ali Islamllari

Doktor Ali Islamllari u diplomua në vitin 1973, në degën Mjekësi e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1974 – 1976 kreu specializimin për Neuro-Psikiatri në Tiranë.
Në vitin 1976, në Spitalin e Skraparit nën kujdesin e tij do të hapej reparti i neuropsikiatrisë që fillimisht pati vetëm 5 shtretër. Doktor Aliu, prej shumë vitesh ishte anëtar i Komisionit të Mjekësisë Ligjore në Skrapar.

Në vitin 1982 në referime shkencore, referoi punimn “Të dhënat kliniko-statistikore të insulteve cerebrale në Skrapar”. Dy vite më vonë, në 1984, referoi punimin “Disa të dhëna kliniko – statistikore mbi mjekimin dhe riaftësimin e të sëmurëve të shtruar në spitalin e Skraparit me vaskulopati cerebrale gjatë viteve 1982 – 1984”
Bashkëautor i temës “Rezultatet e arritura nga adenoidektomia në mjekimin e eneuresis nokturne”
Në 1986 referoi një tjetër punim shkencor të rëndësishëm me titull “Epilepsia në rrethin e Skraparit, gjatë viteve 1984 – 1986” Po ashtu ai ishte bashkëautor edhe i shumë temave të ndryshme mjekësore si “Përhapja e tumoreve malinj në rreth gjatë viteve 1980 – 1985” e shumë të tjera.

Në fillim të viteve 90’të, Ali Islamllari ishte Drejtori i Poliklinikës së Skraparit. Në 8 Shtator 1990 me dekretin Nr.7411 u dekorua nga Ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor të kohës me medaljen “Për Shërbim të Mirë Ndaj Popullit”

U nda nga jeta, pas një sëmundje shëndetësore në muajin shkurt 2018.

  • Share