Jorena Jorgji, është protagonistja kryesore në filmin me metrazh të shkurtër të titulluar “Humbur”. Vajza nga Skrapari, imazh në disa prej reklamave në televizonet shqiptare, luan në këtë film rolin e Meri. Filmi flet për dramën e një çifti të ri, të cilët humbën fëmijën e tyre gjatë një aksidenti. Meri, një rrobaqepse në rol kryesor, kërkon që të adoptoj një fëmijë por do të përballet me vështirësitë e këtij vendimi me bashkëshortin e saj. Mes situatave depresive, Meri kërkon të gjej veten duke u arratisur nga realiteti.
Filmi ka si regjisor, skenarist dhe producent Alfredo Shabani dhe në rolet kryesore luajnë Jorena Jorgji në rolin e Meri, Lazim Latifi në rolin e Gonit, Negerta Kalemasi në rolin e Flo, Nadja Pëllumbi në rolin e Poli, Zhaneta Diamanti në rolin e Kusi dhe Regnar Dankshi në rolin e fëmijës.
Filmi i përket kategorisë së filmit me metrazh të shkurtër. Të gjitha emocionet përfshihen në vetëm 20 minuta. “Humbur” u finalizua në 15 tetor 2021. Është një prodhim shqiptar i cili mori pjesë eventin “Dardan fest”.