Guri dekorativ në malin e Tomorrit/ Policia procedon 5 shtetas

  • Share
Foto Ilustruese

Në një njoftim të Policisë së Shtetit, u mësua mesditën e së mërkurës 16 mars 2022 policia procedoi 5 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar, në parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan shtetasit e mëposhtëm:

L.L., 48 vjeç (administrator firme) dhe S.D., 33 vjeç të dy banues në Poliçan, pasi në Malin e Tomorrit u konstatua një shtetas me iniciale S.D, me një mjet të tipit “Kamion”, duke ngarkuar pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës, për llogari të firmës me administrator shtetasin L.L.

N.T., 42 vjeç dhe Sh.Q., 53 vjeç, (administrator firme), pasi në Malin e Tomorit u konstatua shtetasi N.T, me mjetin “Kamion”, duke ngarkuar pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës për llogari të firmës me administrator shtetasin Sh.Q.

  • Share