Shumë pranë parkut dhe lulishtes së fëmijëve në Berat, persona kanë ndezur në flakë disa goma përpara Lapidarit të Pavarësisë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.
Zjarri i vendosur në orët e mbrëmjes shqetësoi shumë banorë që frekuentojnë në orët e mbrëmjes këtë zonë shumë pranë pedonales së qytetit. Të alarmuar shumë persona u shqetësuan nga flakët ndërsa zjarrëfiksja reagoi në mënyrë të shpejtë.
Ende nuk dihen autorët e zjarrvënies ndonse besohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm.