Grupi i Beratit fiton çmimin e parë në edicionin e 17-të së Festivalit Folklorik Tipologjik.

  • Share

Ka përfunduar sot Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan. Festivali u mbajt për dy netë rresht, dhe në këtë edicion morën pjesë 11 grupet e këngës popullore të qyteteve Tiranë, Elbasan, Korçë, Këlcyrë, Krujë, Fieri, Lushnje, Berat, Kavajë, Ulqin dhe Gjakovë.

Këngëtarja Ludmilla Baballëku u vlerësua si këngëtarja më e mirë. Ndërsa grupi i Beratit u vlerësua me çmimin e parë “Isuf Myzyri” të këtij festivali që rregjistroi edicionin e 17të të tij. Po ashtu një çmim inkurajues iu dha instrumentistit Uesli Stasa

Grupi i këngës popullore beratase interpretoi në këtë festival një larmi këngësh të hershme popullore beratase, qe ende edhe sot mbeten “mit” në zhanrin e tyre, jo vetëm për shkak të muzikës tradicionale beratase por edhe për shkak të përmbajtjes së tyre. Kujtojmë se një vit më parë, në Edicionit e 16-të të këtij Festivali, grupi i këngës popullore qytetare beratase u vlerësua me çmimin e tretë “Muharrem Gurra”

  • Share