Në Ukrainë, trupat ruse vrasin gazetarin e “New York Times”

  • Share

Gazetari i “New York Times” në Irpen, Brent Renaud ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur nga sulmet ruse. Lajmin e bën të ditur shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov në një postim në rrjete sociale. 

Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times u qëllua për vdekje në Irpen. Një tjetër gazetari është plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, tha shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov.

  • Share