Të dielën, fermerët e Devollit u grumbulluan sërish në një nga akset kryesore rrugore, në protestën e dytë para Drejtorisë së Bujqësisë së këtij qyteti.
Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe inputeve bujqësore pasi kanë falimentuar në situatën që janë. Protesta e tyre u bë në mënyrë paqësore.
Përmes pankartave të tyre fermerët kërkuan më shumë vëmendje dhe të mos shikohen me bisht të syrit nga ana e qeverisë.