Protestë edhe në Kukës – Shqipëria kundër çmimeve të larta të jetesës

  • Share

Me dhjetra kanë qënë protestuesit, që edhe nga Kukësi protestuan këtë të dielë.

Ata protestuan paqësisht përmes një marshimi në shëtitoren kryesore të qytetit me thirrjet kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës.

Nëpër pankarta e yre kërkohej ulja e çmimeve dhe një qeverisje e përgjegjshme. Sipas tyre Kukësi prej 30 vitesh vetëm është vjedhur sistematikisht nga çdo politikan.

Akuzat e tyre u hodhën ndaj qeverisë dhe politikanëve se sipas tyre nuk kujdesen për qytetarët, por kujtohen për ta vetëm kur ata ngrihen dhe bërtasin.

  • Share