Arrestimet pas protestave, Gjykata: Të paligjshme! Detyrim paraqitje për bllokimin e rrugëve

  • Share

Togat e zeza i kanë konsideruar të paligjshme arrestimet e bëra nga uniformat e policisë në katër ditët e protestave të mbajtura në rrugët e vendit për shkak të rritjes së çmimit të aftës dhe produkteve apo shërbimeve të tjera.

Prej tri ditësh togat e zeza po shqyrtojnë dosjet e më shumë se 200 personave të arrestuar dhe dhjetave të tjerëve që janë nën hetim, ku vendimet e marra kanë rrëzuar pretendimin e policisë, duke i pushuar hetimet për akuzat “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”.

Nga ana tjetër, gjyqtarët e çështjeve, jo vetëm në gjykatë e Tiranës, por edhe ë rrethe, kanë caktuar masa sigurimi “detyrim paraqitje” për akuzën e “bllokimit të rrugëve” dhe “prishje të qetësisë publike” për disa protestues.

Në total, në 4 ditë protestë të mbajtur ë Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariate mbi 200 protestues, nga të cilët 50 janë arrestuar dhe ndaj rreth 150 të tjerëve janë hapur procedime penale.  

Mbi 15 persona janë shpallur në kërkim nga policia.

Pjesa më e madhe e arrestimeve janë në Tiranë, ku policia nxori në terren edhe punonjës të veshur civilë dhe të maskuar për të ndarë nga grupi të rinj që më pas u shoqëruan në polici. 

Ndalimet u cilësuan shqetësuese nga Avokati i Popullit, i cili në një komunikatë për shtyp i kërkoi policisë të mos pengonte protestat paqësore. 

Aktivistët e konsiderojnë shqetësues shoqërimin ë komisariate të protestuesve, arrestimet apo edhe procedimet penale në gjendje të lirë, por policia këmbënguli se kishte të drejtë të ndalonte protestuesit duke cilësuar të paligjshëm bllokimin e rrugëve.

  • Share