Tabaku: Shqiptarët në protestë sepse buxheti i shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë!

  • Share

Në një postim në Facebook Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Ajo thotë se taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen pasi sipas saj 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. 

Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera.
Inflacioni po prek nivele të pamenduara! 
Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët.
Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë. 
Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria i merr për t’ia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera.
Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.
Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë.
Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!
“, shkruan Tabaku.

  • Share