Irani sulmon me raketa konsullatën amerikane në Irak (video)

  • Share

Disa raketa balistike u hodhën drejt konsullatës së SHBA në Erbil në Irakun veri-perëndimor të shtunën mbrëma, sipas Agjencisë irakiane të Lajmeve (INA). Sipas INA, gjatë sulmit janë dëgjuar gjashtë shpërthime.

Fill pas sulmit, në qiellin e Irakut janë duke fluturuar një numër i madh avionësh gjuajtës të SHBA-ve, ç’ka rrit frikën për një përshkallëzim të papritur të situatës në Lindjen e Mesme. “Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak.

Paraprakisht mësohet se nga sulmi nuk pati viktima, megjithatë avionë të SHBA-ve gjenden aktualisht në qiellin e Irakut, gjë që mund të çojë në një kundërpërgjigje ndaj iranianëve.

  • Share