Ekspozita “Euro Humor” hapet për herë të parë në Galerinë e Artit Tiranë

  • Share

Ekspozita “Euro Humor” hapet për herë të parë në Galerinë e Artit Tiranë  dhe vjen e kuruar nga Gianni Martini dhe Abaz Hado.

Nëpërmjet humorit e ironisë ekspozita “Euro humor” ka bërë bashkë mbi 60 artistë vendas dhe të huaj që kanë sjellë punimet e tyre të karikaturës.

Veprat mbartin tema të aktualitetit duke filluar që nga lufta, paqja, jeta sociale, e deri te problemet e censurës. Pjesë e kësaj ekspozite është dhe artisti Agim Sulaj, i cili e gërsheton artin e tij mes pikturës dhe karikaturës.

Ajo që e bën këtë ekspozitë edhe më të veçantë është salla e dedikuar për artistët nga Ukraina. Një prej tyre është edhe Juri Kosobukin, i cili ndonëse ka ndërruar jetë vite më parë duket sikur i ka paraprirë ngjarjeve të fundit në vendin e tij që po përballet me sulmin e Rusisë.

  • Share