Sanksionet ndaj Abramovichit – Chelsea humb sponsorin

  • Share

Hyundai ka njoftuar se do të pezullojë sponsorizimin e Klubit të Futbollit Chelsea në kuadër të sanksioneve të shpallura të enjten kundër pronarit rus të Roman Abramovich. BBC raporton se gjiganti i makinave ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Chelsea-n për t’u bërë sponsor në vitin 2018, në një marrëveshje të vlerësuar për klubin me vlerë rreth 50 milionë stërlina.

“Hyundai është bërë një nga partnerët më të fortë në futboll ndër vite dhe kompania pretendon se sporti është një forcë pozitive”, shkruhej në qëndrimin e kompanisë. “Përmes partneritetit tonë me Chelsea-it, ne jemi mbështetës krenarë të lojtarëve, tifozëve dhe futbollit bazë. Megjithatë, në rrethanat aktuale, ne kemi marrë vendimin të pezullojmë aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimit me klubin deri në njoftimin e dytë”.

  • Share