Merr flakë banesa në Gjirokastër, zjarri shkrumbojnë gjithçka

  • Share

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “11 janari” në Gjirokastër. Zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati dhe në vendngjarje mbërritën 4 automjete të forcave zjarrfikëse që morën pjesë në shuarjen e zjarrit. Banesa e djegur ishte në pronësi të Nako Ristit dhe mendohet se u përfshi nga flakët pas një shkëndije që mund të jetë shkaktuar nga soba për ngrohje.

Pas verifikimeve në terren rezulton të ketë vetëm dëme materiale por jo persona të lënduar.

  • Share