Kalulu mban Milan në vendin e parë

  • Share

Milanit i ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Pierre Kalulu, në pjesën e parë, për të mundur Empolin e Bajramit dhe Asllanit.

Kuqezinjtë morën 3 pikët e radhës falë fitores së ngushtë 1-0, që i lejon të mbajnë edhe këtë javë kryesimin e Serisë A.

Milan ka grumbulluar 63 pikë në 29 ndeshje, me Interin që ndjek me 58 pikë, por me dy takime më pak.

Ndërkohë, Juventus fitoi 3-1 në transfertë ndaj Sampdorias, duke përforcuar pozitat në zonën Champions. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Morata (2) dhe një autogol i Yoshida.

  • Share