Protesta në Berat, procedohen 5 persona

  • Share

Pesë persona janë proceduar penalisht nga policia e Beratit, lidhur me protestën e zhvilluar dje në qytet, kundër rritjes së çmimeve.

Protestuesit e proceduar akuzohen nga policia se penguan qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën kryesore urbane “Antipatrea” dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht për veprat  penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: A.A., 30 vjeç, A.R., 29 vjeç, E.Z., 32 vjeç, B.M., 28 vjeç dhe R.D., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën kryesore urbane “Antipatrea””, njoftoi policia.

  • Share