Teatri “Bylis” në Fier në prag të 8 marsit, Dita Ndërkombëtare e Gruas do të shfaqë dramën “Kriminelja” që i kushtohet jetës së shumë grave të dhunuara .
Subjekti i kësaj drame kërkon të përcjellë mesazhin e frenimit të këtij fenomeni në rritje dhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë të respektojnë rolin e gruas dhe nënës në familje.
Drama do të shfaqet për publikun në datë 5 mars, por do të vijojë të shfaqet edhe në burgje, ku vuajnë dënimin qindra gra të cilat kanë përjetuar të njëjtën dramë si personazhet e kësaj shfaqje.
Subjekti i kësaj drame është marrë nga autori gjerman Feliks Mitherer, në vitin 1995. Një vepër e denjë për situatën e sotme ku numërohen me qindra gratë e dhunuara dhe keqtrajtuara nga burrat.