Zbulohet në Bylis vendndodhja e tempullit të Agustit

  • Share

Në qytetin antik Bylis pas 20 vitesh kërkimesh zbulohet vendodhja e tempullit të Agustit. Arkeolog Neritan Ceka, thotë se tempulli i shekullit të parë është i pozicionuar në pjesën jugore të altarit.

“Ky është tempulli i Augustit në kohën e konolizimit të Bylisit, i takon fundit të shek.I.”, thotë Ceka.

Krahas tempullit, sipas Cekës është zbuluar edhe një mbishkrim, si edhe një pjesë e shtatores së Augustit.

“Fakti që kemi gjetur mbishkrimet jemi të sigurt që jemi në periudhën e tij. Kemi gjetur vetëm një pjesë të skulpturës së Augustit”, thotë ai.

Pas sondazhit, pritet që në shtator të nis gërmimi i mirëfilltë arkeologjike në këtë zonë.

Bylisi dhe Apollonia është edhe një kalim stafetash për familjen Ceka, fillimet e kërkimeve në këtë zonë nisin me Hasan Cekën, më pas i biri arkeologu i njohur Neritan Ceka dhe tashmë e bija Olgita Ceka.

Zbulimet arkeologjike në qytetin antik të Bylisit kanë nxjerrë në dritë objekte të ndryshme, të cilat përbëjnë fondin e pasur të vlerave, që mbart ky qytet dhe njëkohësisht një terren mbikëqyrje për restauruesit shqiptar.

  • Share