Erling Haaland ka arritur marrëveshjen me Manchester City

  • Share

Britanikja Daily Mail, tha se Manchester City është në “pole position” në garën për nënshkrimin me “yllit” Erling Haaland. Sipas “Daily Mail”, media e cila ka pasur konfirmime nga burime gjermane, tashmë Citizens kanë arritur marrëveshje me lojtarin për një operacion që mes çmimit (75 milionë euro), komisionet dhe shpërblimet të arrijnë shifrën 120 milionë.

Interesim të madh për norvegjezin kanë shfaqur edhe Barcelona dhe PSG, por rivali i madh për Guardiolën duket se është Reali i Madridit. “Blaugranat” mund të ngushëllohen me Robert Lewandowskin, i cili ende nuk ka filluar të diskutojë rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2023 me Bayernin.

  • Share