Rusia nuk po respekton armëpushimin, vazhdojnë sulmet

  • Share
Kyiv, Ukraine, Wednesday, March 2. 2022. EMILIO MORENATTI / AP

Sipas BBC, forcat ruse kanë vazhduar sulmet, në vendet ku ishte planifikuar evakuimi i civilëve pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, sipas deklaratës së dy guvernatorëve të dy rajoneve të Kievit dhe Donetsk.

“Situata është e ndërlikuar në Maripoul, ka pasur sulme të vazhdueshme,” citohet të ketë thënë guvernatori i Donetsk Pavlo Kyrylenko për mediat lokale.

Ndërkohë,  zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk shprehu shpresën se të gjthë civilët do të mund të evakuohen dhe se “Rusia duhet të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar  armëpushimin”.

Rikujtojmë përpjekjet e mëparshme për të evakuuar njerëzit nga Mariupol kanë dështuar. Gjithashtu ka pasur raporte, se autobusët me të evakuuar dhe dy kamionë që transportonin ndihma humanitare janë nisur për në qytetin lindor të Sumy.

  • Share