Zhvillimet në PD – Bashën e braktisin të gjithë nënkryetarët

  • Share

Jorida Tabaku i kërkoi Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së kryesisë të bëjë një hap pas e ti hap rrugë zgjidhjes në krizës në PD. Me stilin e saj, pa një qëndrim të fortë, ajo është bërë e fundit nga katër nënkryetarët Bashës që po kërkon largimin e tij.

Nuk jam në politikë për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të iki dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por si përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, as e Joridës. Është PD në lojë. Besoj, kryetar që ju duhet të bëni një hap pas”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka folur për tërheqje duke e lidhur atë me të njëjtin akt nga Berisha. Ai u shpreh se demokratët duhet t’i qëndrojnë vendimit për përjashtimin e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata.

“Një hap pas i juaj që merr me vete edhe Sali Berishën i hap rrugën një procesi që është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë”.

Enkeled Alibeaj, me tone më të ashpra i ka ofruar Bashës dy alternativa për të dhënë sinjale bashkimi. Ai tha se tre pjesë duhet të bashkohen dhe që kjo të ndodhë Basha dhe Berisha duhet të bëjnë një hap pas.

Berisha nuk ka më punë në PD, por duhet të tërhiqesh edhe ti edhe ai. Ne duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para nuk e shoh dot PD të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merreni si të doni. Emocionale, personale. Ne duhet të japim sinjale bashkim“.

Më herët, dy nënkryetarët e tjerë Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma shprehën kërkesat për dorëheqje të Bashës, madje kjo e fundit i rriti akuzat duke kërkuar edhe përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar.

Agron Gjekmarkaj duke dhënë personalisht dorëheqjen menjëherë pas humbjes së 6 marsit tha: “Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm! Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time. Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike” – deklaroi ai.

Grida Duma fajësoi direkt Lulzim Bashën për dështimin e PD- së, në zgjedhjet e 6 marsit.

Është dëshpërues rezultati, në një menyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, – ishte mesazhi i saj.
Kështu me rreth 16 deputetë kundër dhe me të gjithë nënkryetarët që i kërkojnë të zbrapset, Basha është i marrë fund. Mjaftuan vetëm 6 muaj pa mbështetjen e Berishës për ta shndrruar ata nga lider në hiç.

  • Share