Absurdi – U japim vulën, por na jepni bazën e Berishës pa Berishën

  • Share

Shumica e deputetëve demokratë vazhdoi të kërkonte sot dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD, pasi ka sjellë 6 humbje rresht, madje së fundmi duke e renditur PD-në si forcë të tretë për herë të parë në histori.

Por në fund të mbledhjes, Enkelejd Alibeaj tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të bëjnë hapa pas.

Në mënyrë qesharake, Basha po tenton të përfshijë Berishën në këtë histori pasi ka dalë forcë e tretë

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë politike që grupi i tretë në politikë të diktojë opozitën e vërtetë, atë që iu është diktuar shqiptarëve me votë.

Jo vetëm kaq, por janë pikërisht ata që e kanë shkarkuar Sali Berishën dhe opozitën e vërtetë që tani i kërkojnë të bëjë hapa pas.

Paradoks të tillë nuk ka njohur historia.

Basha mund të tentojë të tërheqë Berishën në këtë histori, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit.

Por ai edhe grupi që shpik teorira të panjohura në politikë janë shkarkuar me Kuvendin e Rithemelimit.

Kjo votë u ratifikua më 6 mars nga vullneti i shqiptarëve.

Gjithçka tjetër është histori humbësish.

Ndërkohë që 6 Marsi tregoi se votat i ka Berisha dhe Basha ka vetëm vulën. Dhe çfarë po ofrojnë deputetët e PD sot? Ne u japin vulën, ju ndalojeni atë që ka votat. E kuptoni se çfarë niveli politik dhe moral ka sot një pjesë e grupit të PD? Berisha tregoi se janë ata që kanë nevojë për votat e tij, ndërsa këta i thonë na jep votat që ke, se ne kemi vulën dhe largojmë Bashën e shkarkuar në fakt.

Sali Berisha dhe deputetët që ju bashkuan nuk kanë pse humbasin me kohe me ‘lulzimsa’ e ‘lulzimse’, të mbledhin kuvendin e të zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë, e të shkojnë të marrin selinë.

Kaq e thjeshtë është. E vetmja gjë pozitive e kësaj mbledhje ishte se tregoi një gjë që dihej në fakt.

Bashën nuk e do më askush.

  • Share