Meta: Populli meriton respekt dhe përulësi! Lironi të arrestuarit!

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e qytetarëve që kundërshtojnë rritjen e çmimeve në vend, të argumentuar nga kryeministri si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit vlerëson pjesëmarrësit në protestë dhe thotë se meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike. Ai bën apel për të liruar të gjithë të arrestuarit e protestës.

Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike! Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike! 🇦🇱

  • Share