Qeveria reagon me masa ndaj krizës. Ja cilat janë vendimet e fundit.

  • Share

Qeveria shqiptare shpalli një paketë me 7 masa për të përballuar rritjen e çmimeve. Në Shqipëri mijëra qytetarë kanë protestuar së fundmi për rritjet e çmimeve. Qeveria do të indeksoj me 1000 lek pensionistët. Po ashtu edhe familjet në ndihmë ekonomike do të kenë një përfitim prej 3000 lekësh. Për të punësuarit ndryshon tatimi mbi pagën, ku çdo kush që e ka pagën deri në 40000 lekë nuk to paguaj tatim page ndërsa të gjithë ata që kanë pagë mbi 50000 do të kenë përgjysmim të tatimit.

E quajtu ndryshe paketa e rezistencës sociale, përfshin 7 masa konkrete:

  1. Indeksim i Pensioneve për 673 542 pensionitë në masën 1.000 lekë.
  2. Kompesim për rritjen e çmimeve të shportës për 434 mijë përfitues të ndihmës ekonomike në masën 2500 lekë. Po ashtu për 3 muaj rresht qeveria do t’u japi 3000 lekë këtyre kategorive: a) pensionistë që jetojnë vetëm, b) pensione invaliditeti, c) pensionitë që marrin më pak se 1/2 e pagës minimale d) persona me PAK e) familje në skemën e ndihmës ekonomike
  3. Mbështetje për fermerët me naftë pa taksa.
  4. Mbështetje përdoruesve të linjave urbane, qytetase dhe ndërqytetase.
  5. Zerim i taksave të pagave deri në 40000 lekë, përgjysmim i taksës për pagat mbi 50000 lekë dhe uljen e taksës për pagat mbi 150000 deri në 200000.
  6. Afrohet 2 muaj më para hyrja në fuqi e pagës së re minimale që do të hyj tanimë nga muaji prill dhe do jetë 32000
  7. Financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznes i vogël.

  • Share