Rritja e çmimeve sjell protestë edhe në Berat

  • Share

Protestat për rritjen e menjëhershme të çmimit të naftës kanë përfshirë Shqipërinë. Protesta ka patur në Tiranë, Durrës, Lushnje, Shkodër, Devoll, Mirditë etj.

Një tjetër protestë është lajmëruar edhe në Berat. Në një njoftim për protestë një grup nismëtarësh kanë ftuar banorët e Beratit të protestojnë në 11 Mars 2022 në orën 17:00.

Sipas njoftimit, protesta do të jetë paqësore dhe ajo është konceptuar në kuadër të një marshimi. Protesta do të nis nga Ura e Re do të vijoj përgjatë rrugës Antipatrea dhe do të përfundoj përpara godinës së Bashkisë Berat.

Në arsyet e protestës thuhet se do të protestohet për rritjen e çmimeve të ushqimeve, hidrokarbureve, prodhimeve ushqimore, braktisjes së vendit, mungesës së ligjit dhe transparencës.

Protesta pritet të mbahet të premten me datë 11 Mars në orën 17:00.

  • Share