Moti i keq, disa fshatra pa energji elektrike në Skrapar

  • Share
Pamje arkiv nga Corovoda

10 fshatra në rrethin e Skraparti kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Mësohet se bëhet fjalë për fshatrat në ish-komunën Gjerbsit në ish-Komunën Qendër Leshnje Zhep, Potom etj, por dhe aksi kryesor i cili lidh fshatrat me qendrën e bashkisë Skrapar e quajtur Qafa e Dëvrisë.

Në këto zona, dëbora kalon nivelin e 60 centimetrave. Në disa akse të rrethit të Beratit raportohet për prezencë ngricash në rrugë si në aksin rrugor Lybesh-Berat por edhe Karkanjoz-Berat. Automjetet e kanë gjithashtu të vështirë kalimin.

Në aksin nacional Berat-Poliçan si dhe Bogovë-Skrapar ku shpesh ka prani të gurëve dhe bllokim rrugëve, duhet të tregohet kujdes në qarkullim

  • Share