5 grupe kriminale në qytetet Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, me gjithësej 42 persona gjithsej janë gjuetia më e fundit e SPAK ndaj aktiviteteve të paligjshme, ndërsa më herët dy persona u ndaluan dhe ndaj tyre u vendosën masa ‘detyrim paraqitje’ si dhe ‘arrest shtëpie’.
5 grupet, kanë bashkëpunuar në kultivimin dhe trafikimin e hashashit dhe të sasive të vogla së kokainës. Hetimi për këtë rrjet kriminal ka nisur që nga viti 2019-të, ndërsa në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, gati 400-500 kg kanabis në total.
Kultivimi i kanabisit bëhej në zonat e Vlorës dhe të Tepelenës, ndërsa shitje bëhej brenda vendit. Vetëm në një rast kalimi ka qenë në Maqedoni.
10 prej këtyre personave kanë qenë ndërkohë në burg.