Bektash Hasanaj – Mësuesi i paharruar i Skraparit së mirësive

  • Share

Emri i tij mbetet ende i ruajtur thellë në kujtimet e dhjetra brezave të nxënësve, kolegëve miqve e shokëve të shumtë të tij që edhe sot e kujtojnë me respekt. Ai lindi në fshatin Zabërzan të Skraparit në 8 qershor 1946 ku ndoqi edhe mësimet e para në shkollën 8-vjeçare së vendlindjes. Më pas do të studionte në shkollën e mesme pedagogjike në Berat. Pas përfundimit të shkollës së mesme pedagogjike në Berat, punoi për afro 1 vit në mësimdhënie në zonën e Çepanit si dhe në qytetin e Çorovodës. Me pasionin e madh për profesionin dhe përse mes viteve të vështirësive, ai ndjek studimet e larta universitare në Tiranë për Histori – Gjeografi. Pas diplomimit universitar në 1974 emërohet Drejtor i Shkollës 8-vjeçare së Kalanjasit ku njëherësh kishte përgjegjësi edhe për shkollat që ndodheshin në Osojë, Qafë dhe Koprënckë. Nga viti 1975 deri në vitin 1983 do të mbante detyrën e Drejtorit të Shkollës 8 vjeçare dhe asaj së mesme bujqësore në fshatin Malind. Në vitet në vijim ai do të ishte në kye të politikave arsimore që zhvilloheshin për Skraparin detyrë që do t’a mbante për shumë vite. Por edhe pse mbante detyra të larta, karakteri i tij i të qënit të drejtëpërdrejtë, kritizer profesional dhe shumë kërkues në profesion e bën atë edhe më të dashur e të respektuar mes mjediseve profesionale e shoqërore.

Bektash Hasanaj – © Corovodaonline

Pasioni për leximin dhe librat do të sillte një romancë të bukur për të, falë dashurisë që lindi me Ervehenë, që sa kishte nisur së punuari në Librarinë e vetme të Skraparit, ku falë njohjes me të dashuria e tyre kulmoi në 1976, vit në të cilin lidhi jetën bashkëshortore frut i së cilës ishin edhe dy djemtë e tyre Dritani dhe Erioni. Banoi për shmë vite në Çorovodë, e më pas në vitet e mesta së 90’s u shpërngulën në qytetin e Durrësit. Nga muaji mars 1999 do të jetonte me familjen e tij në shtetin fqinj të Italisë. Ndonse i mirë-integruar në shtetin italian, Bektashi ruante një nostalgji të madhe për vendin e lindjes që e vizitonte shpesh. Në vjeshtën e vitit 2020 pandemia e pazakontë që preku botën do të prekte fatkeqësisht edhe mësues Bektashin. Pak muaj më vonë në 9 nëntor 2020 ai u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Me shumë vite kontribut në arsimin e Skraparit mirënjohja e @corovodaonline shkon në kujtimin e paharruar të Bektash Hasanaj, mësuesi i mirësive të Skraparit.

Bektash Hasanaj – © Corovodaonline
  • Share