Shkurt 1991 – 𝐆𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 “𝐍𝐞𝐰 𝐘𝐨𝐫𝐤 𝐓𝐢𝐦𝐞𝐬” 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐞𝐝𝐡𝐞 Skraparin.

  • Share

Në shkurt 1991 gazeta amerikane “New York Times” i dha jehonë zhvillimeve në Shqipëri ndërsa në vend protestohej për demokracinë në disa qytete të Shqipërisë protestohej e kundërta. Sipas @corovodaonline gazeta amerikane, i referohet datës 22 shkurt 1991 së paku për Skraparin kur një protestë e organizuar nxori mbështetës së regjimit për të kundërshtuar prishjen e sistemit.
Në numrin e datës 24 shkurt 1991, me titull “Albania’s Hard-liners and Democracy Backers Battle for Control” New York Times shkruan ndër të tjera:
…këto protesta u zhvilluan në Barjam Curri, Kukës, Peshkopi dhe në juglindje në Skrapar, Fier, Përmet dhe Berat. Komunistët ortodoks, vendosë bustin e Hoxha që ishte rrëzuar nga të rinjtë në Gjirokastër, vendlindjen e komunistit që drejtoi Shqipërinë për 41 vjet. Komunistët rural filluan gjithashtu të organizojnë një “Bashkim i Vullnetarëve për Enver Hoxhën” në qytetet e Peshkopisë, Përmetit dhe Skraparit duke deklaruar se ata do të marshonin drejt kryeqytetit.” (Those rallies took place in Bajram Curri, Kukes and Peshkopi in the northeast and in Skrapar, Fier, Permet and Berat in the south. In addition, orthodox Communists restored a Hoxha bust that had been taken down by young people in Gjirokaster, the birthplace of the Communist who had ruled Albania for 41 years. Rural Communists also started organizing a Union of Volunteers for Enver Hoxha in the cities of Peshkopi, Permet and Skrapar, declaring that they would march on the capital.) – thuhet ndër të tjera në artikullin e kësaj gazete në 24 shkurt 1991.

  • Share