Artisti i njohur Sherif Merdani punoi 3 vite si mësues në Backë të Skraparit

  • Share

Pas përfundimit të shkollës së mesme pedagogjike, Sherif Merdani një ndër artistët e paharruar të skenës shqiptare, u emërua si mësues në fshatin Backë të Skraparit. Ai punoi si mësues në këtë fshat për afro tre vite. Në një ndër intervistat e fundit të dhënë prej artistit që u nda nga jeta në 29 gusht 2021, për formatin televiziv Memorie, ai rrëfeu se si atë po ashtu edhe shokun e tij Hektor Bregasi, të dy të emëruar mësues në Skrapar, u trajtuan mirë shumë mirë nga banorët. Gjatë atyre tre viteve artisti mësoi së perfeksionuari instrumentin e fizarmonikës. Por një ndodhi e pazakontë u bë shkak për largimin e tij nga Backa. Në intervistën e dhënë moderatorëve Dashnor Kaloçi dhe Artjan Tepelena u shreh edhe arsyeja e largimit.

Shkak për largimin e tij, u bë një ngjarje, ku në prani të tij dhe të Hektor Bregasit, një Zhgabë (siç e quanin skraparllinjtë shpendin grabitqar, Shqiponjën) u ul në oborrin e banesës së tyre dhe pasi u nxorri sytë dy pëllumbave që i mbante dhe i rriste Hektori, i rrëmbyen ata duke i ngritur lart në fluturim nën sqepin e tyre.

Ja kështu, do të na shqyejnë dhe ne të dy….”, kujtonte Merdani, t’i kishte thënë shokut të tij, Hektorit, duke profetizuar me një parandjenjë të çuditëshme, fatin e tyre në vitet që do pasonin…?! Pasi ai do të arrestohej dhe do vuante 16 vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, kurse Hektori do të përfundonte në internim së bashku me familjen e tij deri në vitin 1990-të, në një fshat të Lushnjes. Nga ky moment ai e braktisi punën e mesuesit dhe iku në këmbë në shtëpinë e tij në qytetin e Korçës, për të mos u kthyer në Skrapar!

Artisti i njohur Sherif Merdani lindi në Korçë në maj të vitit 1940. Pas Festivalit të 11-të ai, si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg për 16 vite. Disa ndër këngët më të njohura të Sherif Merdanit ishin: “Se kënduam “Let it be”, Simfonia e nënës, Shokë të pandarë, Takim pas vitesh, Sot ora shtatë etj. Pas viteve 90’të shërbeu si diplomat. U nda nga jeta në moshën 81 vjeçare, në gusht 2021. @fatjonkaloci

  • Share