Menaxhimi i mbetjeve – Projekti që në 2017 bëri bashkë 4 bashki të Qarkut.

  • Share

Në 1 nëntor 2017 Sekretariati Shtetëror Zvicerian për çështjet ekonomike SECO dakortësoi me Ministrinë Shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe me katër bashki të Qarkut Berat, një investim prej 2.2 milion franga zviceriane për menaxhimin e mbetjeve. Për Bashkinë Skrapar marrëveshja u firmos nga Kreu i Bashkisë Nesim Spahiu. Në 2018, nisi të zbatohej plani i investimit. Fillimisht sipas planit fillestar faza e parë ajo afatshkurtër pritej të përfundonte në fund të 2022. Por në korrik të 2019, plani pësoi disa ndryshime në afate duke u rritur me 1 vit. Sipas planit pritet që në fund të 2023, që grumbullimi i mbetjeve të mbuloj rreth 80% së popullsisë ose grumbullimi i 70% të mbetjeve të prodhuara në periudhën afatshkurtër (deri në 2023). Video në vijim është një video arkiv e 1 nëntor 2017 e momentit kur kryetarët e katër bashkive të qarkut “bashkohen” për projektin që pritet të mbyll fazën finale në 2033. Video Arkiv e 2017 https://www.facebook.com/corovodaonline/videos/412449037520884

  • Share