Dorian Fataj, një Kampion nga Skrapari

  • Share

Në faqen zyrtare të bodybuilding.al emri i tij është në sinkron me fjalën Kampion. Në vitin 2005, garon për herë të parë në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding. Në vitin 2009, garon sërisht dhe renditet në Vendin e Dytë. Që nga ky vit emri i tij do të ishte i pandarë nga podiumet e çmimeve në BodyBuilding.

Dorjan Fataj lindi në 10 mars 1982 në Skrapar. Në moshën 16 vjeçare emigron drejt Gjermanisë, dhe për herë të parë filloi të ndjeki stërvitjen në një palestër në Berlin ku ka punuar dhe jetuar për disa vjet dhe më pas është rikthyer në Sarandë ku jetonin familjarët e tij. Më pas nga Saranda vjen në Tiranë. Sot ka një palestër të tijën dhe është njëherësh një Personal Trainer me një trup për t’u admiruar ashtu si dhe vetë ai admironte dikur në fëmijëri Arnold Schwarceneger, Van Damme apo Sylvester Stallonen… Rikthehemi sërisht në çmimet e marra prej tij. Në vitin 2010, garon ne Kampionatin Kombetar te Bodybuilding dhe renditet në Vendin e Parë. Në vitin 2014, fiton titullin Kampion i Shqipërisë.

Në vitin 2015, garon në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding dhe renditet në Vendin e Parë në Kategorinë mbi 100 kg dhe Vendin e dytë në Garën Ndërkombëtare të WABBA, realizuar në Shqipëri. Në vitin 2018, garon në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding në Kategorinë mbi 100 kg dhe del Kampion. @fatjonkaloci

  • Share