Në nëntor 2015, një ngjarje “e pazakontë” ndodh në Çepan, Skrapar.

  • Share

Një postim në rrjetin social facebook, në nëntor 2015 u shoqërua me këtë imazh. Sipas shkrimit që shoqëronte foton, përdoruesi me inicialet E.B. shkruante se një bllok akulli kishte rënë nga qielli. Ngjarja e pazakontë filloi të merrte me të drejtë mosbesimin e asaj që thuhej. Aq më tepër për faktin se ngjarja kishte ndodhur në 13 nëntor 2015 rreth orës 13:40 kur në fakt, atë ditë qielli ishte i hapur dhe me kaltërsi të plotë në të gjithë Skraparin. Por pas kësaj dite, raportime pati për të njëjtën dukuri që kishte ndodhur edhe në dy fshatra të tjerë të Çepanit ndonse sasia e akullit të rënë në formë blloku, ishte më e vogël. Të treja rastet bashkoheshin edhe tek një element, zhurma e krijuar nga përplasja me tokën. Shkencërisht, e gjitha kjo quhet MegaCryoMeteor, ndonse shumë prej ndjeksëve nuk e besonin si teori. Publikimi i imazhit nga @corovodaonline në 24 nëntor 2015, ngjalli habi të ndjeksve tanë. Por çfarë është MegaCryoMeteor?.

MegaCryoMeteor nënkupton rënien e një blloku akulli nga atmosfera kur qielli është në kushte të një moti të hapur. Masa e akullit të rënë si peshë në tokë gjatë rënies copëzohet në nëndarje duke bërë që disa masa akulli të shfaqen në zona të ndryshme. Në botë ka patur shumë raste të fenomenit MegaCryoMeteor por deri tani masivi apo blloku më i madh në peshë fizike i rënë në tokë është rregjistruar në Brazil ku blloku peshonte rreth 200 kilogram. Raporte të tilla janë konstatuar në shumë vende të botës, por ende nuk dihet saktë procesi i krijimit të këtyre masave me akull, aq më tepër në kushtet e një qielli të kaltër. Në youtube apo google, mjafton të kërkosh termin MegaCryometeor dhe shumë raportime të ngjashme të akullit të rënë shfaqen në rrjet.

@corovodaonline ripublikon foton e postuar në 13 Nëntor 2015 fillimisht në rrjetin facebook Krediti: E.B./Çepan

  • Share