Ndodhet vetëm 120 metra mbi nivelin e detit. Burimi i Guhakut në Skrapar.

  • Share

Ai është një ndër burimet karstike më panoramike të Skraparit. Shumë pranë tij, Ura e Kasabashit dhe në sfond, një shkëmb i prerë si me thikë ku formësohen Kanionet e Gradecit. Burimi i Guhakut ndodhet në lartësinë 120 metra mbi nivelin e detit. Ai është një burim karstik që formohet në pikë kontaktin litologjik mes shkëmbinjëve gëlqerorë të meozoit dhe atyre flishorë të paleogjenit.

Prurjet më të mëdha të këtij burimi rregjistrohen në muajin janar me afro 1.94 metër kub për sekondë. Ndërsa prurjet më të ulta ky burim i ka në muajin shtator ku sasia maksimale e prurjeve shkon në 0.54 metër kub për sekondë. Në mesataren shumëvjeçare prurja llogaritet sa 1.54 metër kub për sekondë. Uji i këtij burimi është një ujë i pastër. Në vitin 1969, si pasojë e rreshjeve të shumta, ky burim në këtë grykëdalje u bllokua për afro 2 muaj pasi materialet e shumta të ngurta bllokuan daljen e tij. Por

uji i akumuluar i këtij burimi, duke qënë se grykëdalja natyrore u bllokua, doli rreth 2 kilometra më poshtë. E njëjta situatë u përsërit edhe në 2005 ku rreshjet e shumta përmbytën edhe qëndrën e Çorovodës. @corovodaonline

  • Share