Cilët janë elementët që ka veshja popullore e Skraparit?

  • Share

Pas vitit 2010, çuditërisht kostumet popullore të grave në Skrapar ndryshuan duke u bërë njëngjyrshe dominuese tek e kuqja, ndonse në të vërtetë, sipas @corovodaonline, këto nuk janë në fakt kostumet tradicionale të Skraparit ose së paku të historikut shumëvjeçar të dikurshëm të tij. Kjo sepse, gratë vishnin kostume popullore që ndikoheshin nga vendi apo fshati ku jetonin, ngjyrat stinore dhe padyshim edhe në varësi të klimës apo lartësisë mbi nivel deti. Sipas zonave dhe lartësive ngjyrat që dominojnë më shumë në veshjet popullore të grave skraparase, i referohen së gjelbrës, bojëqielli, e kuqja, e bardha dhe e verdha. Përgjithësisht, edhe pse kishte elementë standard kjo veshje, kostumet popullore të grave ishin të veçanta nga njëra-tjetra, jo vetëm nga ngjyrat por edhe nga elementet e qëndisura apo ornamentet e ndryshme. Le të shohim më poshtë, disa ndër elementët karakteristike të veshjes popullore të Skraparit.

Elementët kryesorë të veshjes popullore së burrave në Skrapar.
1. Këmisha,
2. Takia,
3. Qeleshja,
4. Brezi
5. Qylafi,
6. Fustanella,
7. Xhokja,
8. Tir’qit,
9. Opingat prej lëkure kafshësh,
10. Mëngorja,
11. Guna
Elementë kryesorë të veshjes popullore së grave në Skrapar.
1. Jeleku,
2. Tumanet,
3. Fustani,
4. Këmisha,
5. Shamia,
6. Përparsja,
7. Çorapet,
8. Papuçet.

Të gjitha këto veshje si dhe disa pjesë të tyre janë të zbukuruara me motive të thjeshta dhe në disa raste të punuara me mjaft elegancë.

Kryesisht janë ngjyra të forta por të kombinuara në veshjen japin një kolorit të theksuar dhe një nur për atë që e vesh këtë kostum tradicional.

Duhet thënë se disa elementë të kësaj veshje i përkasin edhe disa zonave të tjera përreth me të cilat Skrapari ka patur dhe ka më shumë marrëdhënie ekonomiko, sociale dhe kulturore.

Ndjenja e së bukurës dhe e së pastërtisë më tepër i referohet dekoreve të ndryshme kyesisht të hasura tek mëngorja, jeleku, brezi (një rrip i gjerë i punuar me fije shumëngjyrëshe) dekore që ecin kryesisht në forma lineare por edhe në ato gjeometrike. @fatjonkaloci

  • Share