Spikierja e njohur në 1974, realizoi një program për TVSH në Gjerbës.

  • Share

Një personazh i njohur e i dashur i ekranit, spikerja e Televizionit Shqiptar, Silvana Braçe, në vitin 1974 mes kujtimeve së saj mban edhe një prej kujtimeve të paharruara, Skraparin. Ndërsa ishte në moshën 16 vjeçare, së bashku me një grup xhirimi të televizionit ajo niset drejt Gjerbësit, për të realizuar një program me këngëtarin e madh, Artistin e Popullit, Demir Zyka.


“Teksa udhëtonim mes maleve në një frenim të rrezikshëm, buzë një humnere, shoferi kuptoi që funksiononte vetëm njeri prej frenave. Kishim ende shumë rrugë për të bërë, por gëzimi i moshës dhe pasioni për punën e mundën frikën e pas atij udhëtimi ferr u shfaq shplodhëse pllaja e bleruar dhe mikpritja e të gjithë fshatit.” – tha Silvana Braçe gjatë një interviste. @corovodaonline

  • Share