La casa de papel do të vazhdoj me spin-off e tij. Nis xhirimet Berlino

  • Share

Netflix prezantoi në Madrid fillimin e xhirimeve dhe aktorët e rinj të “Berlino”, spin-off që do të pasoj vjedhjet e jashtëzakonshme të Pedro Alonso, personazhit që në serinë “La casa de Papel” luajti rolin e Berlinit. Dhe pikërisht “Berlino” do të quhet seriali i ri.

Por cilët do të jenë protagonistët? Pedro Alonso do të kthehet në rolin e hajdutit dhe rebelit Berlino. Së bashku me të, bandës do ti bashkohen, Keila që luhet nga Michelle Jenner, Damian (një profesor filantrop dhe që këshillon Berlinon) që luhet nga Tristan Ulloa, Cameron, një kamikaze e lirë që luhet nga Begona Vargas, Roi personi besnik i Berlinos që do të luhet nga Julio Pena Fernandez dhe Bruce që luhet nga Joel Sanchez dhe që përfaqëson njeriun aksion.

Xhirimet e serialit do të nisin në 3 tetor 2022 në Paris dhe do të realizohen në harkun e disa javëve si në Paris dhe Madrid. I gjithë seriali do të ketë 8 episode.

  • Share