Paratë e krimit në Shqipëri – Ambasadorja e SHBA në Shqipëri: Rrezikoni anëtarësimin e Shqipërisë

  • Share

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha e ftuar në një studio televizive gjatë një interviste, se Shqipëria mund të rrezikoj anëtarësimin në rast se paratë e krimit hyjnë në vend.

Në formatin televiziv “Opinion” në televizionin Klan, moderatori Blendi Fevziu gjatë intervistës i tha ambasadores amerikane Yuri Kim:
[Blendi Fevziu] …ka një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe do të të thonë se njerëzit mendojnë: pse jo, le të themi, paratë e zeza, të mos vijnë në Shqipëri, ato para vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Belgjika, vende shumë demokratike me ligje të forta, dhe përse ato para të mos vijnë në Shqipëri për të ndërtuar vendin. Disa njerëz  të tjerë thonë se, unë se di, por që edhe Nju Jorku apo Londra janë ndërtuar me para të pista.
[Yuri Kim] Mendoj se ky është një argument i tmerrshëm.
[Blendi Fevziu] Por, është argument.
[Yuri Kim] Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit Europian. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr. Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojë imazhin në mbarë botën. Shpresoj që shumë e më shumë njerëz të shohin Shqipërinë që unë shoh, që miqtë e mi shohin kur vijnë për vizitë, që është një vend që është shumë i bukur, me njerëz që janë jashtëzakonisht bujarë dhe punëtore, dhe të cilët e dijnë se e ardhmja e tyre është europiane.

Intervista u trasmetua në mbrëmjen e 29 Shtatorit 2022 në Televizionin Klan.

  • Share