Numri i popullsisë së Skraparit kapi shifrën e njëjtë me atë së popullsisë së kësaj zone në vitin 1923. Zyrtarisht në Skrapar rezultojnë rreth 15.000 banorë ndonse në fakt në këtë numër përfshihen edhe emigrantët apo migruesit që nuk banojnë fizikisht aty. Në shifra të njëjta Skrapari zbret 100 vite pas në vitin 1923 ku numri i popullsisë së zonës ishte 14.837 banorë.
Në vitin e largët 1923, Skrapari ishte nënprefekturë e Beratit dhe në përbërje të tij kishte dy krahina, Krahinën e Tomorricës dhe të Koprënckës. Gjithësej në 1923, Skrapari kishte 98 fshatra, të dhëna këto të publikuara në librin “Visare të Skraparit” një botim i Viktor Bakillari. Në referencën që i bëhet të dhënave të popullsisë Viktor Bakillari i referohet librit “Shqipria më 1923” T.Selenica, përmendet se Skrapari në 1923 kishte gjthësej 2.886 shtëpi.
Nënprefektura e Skraparit | Katunde | Shtëpi | Frymë (Banorë) |
Rrethi e Qendrës | 31 | 986 | 5073 |
Krahina e Tomorricës | 37 | 948 | 5283 |
Krahina e Koprënckës | 30 | 952 | 4481 |
SHUMA | 98 | 2886 | 14837 |